Ministri i Jashtëm rus thotë se vendet evropiane nuk ishin gati të kalonin drejt energjisë së gjelbër
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov akuzoi Perëndimin se po provokon kriza në tregun global të naftës dhe gazit duke nxituar vendet e tjera të kalojnë drejt energjisë së gjelbër.
“Në fakt, arsyet e fenomeneve negative në sektorin energjetik janë veprimet e papërgjegjshme të Perëndimit, kur vendosi të kalonte drejt tranzicionit të gjelbër dhe të impononte të njëjtën gjë për vendet e tjera që nuk ishin gati ekonomikisht për këtë”.
Ndër të tjera Lavrov u shpreh se bojkoti i energjisë ruse nga vendet perëndimore në përgjigje të luftës në Ukrainë i kanë dhënë një goditje të fortë sigurisë globale të energjisë.
Ndër të tjera ai përmendi edhe shpërthimin e tubacioneve ruse të gazit Nord Stream në Evropë vitin e kaluar. Sipas tij ky incident e ka privuar Evropën nga gazi i lirë dhe e ka bërë më të varur nga importet e shtrenjta të Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Deklaratat e ministrit të Jashtëm rus përkojnë me qëndrimin e Kremlinit që thotë se sanksionet kundër Rusisë kanë qenë një autogol dhe se vendet perëndimore kanë bërë një gabim të rëndë duke u larguar nga energjia ruse. Të hënën, çmimet e naftës pësuan një rritje, pasi eksportuesit më të mëdhenj si Arabia Saudite dhe Rusia deklaruan se do t’i përmbahen reduktimit të prodhimit të naftës deri në fund të vitit.
Klan News