KOMPLEKSI NË PRONË PRIVATE FAMILJARE – SHËNON NGJARJEN E VITIT 1944
Kompleksi Memorial në Sopot të Kumanovës nuk është muze i UÇK-së, kurse të shtunën lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka qenë mysafir kurse BDI-ja nuk ka lidhje me objektin, ka deklaruar nënkryetari i BDI-së dhe Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, i pyetur kompleksi në Sopot paraqet ndërtim të jashtëligjshëm, përcjellë KlanM.
“Së pari, nuk bëhet fjalë për Muze të UÇK-së, siç ishte prezantuar, por muze që shënon një ngjarje nga viti 1944 kur janë vrarë fshatarë të Sopotit, kurse Ahmeti ishte ftuar si mysafir. Sipas organizatorëve, bëhet fjalë për tokë familjare, familja e ka ndërtuar që ta shënojë këtë ngjarje për fshatin. Ne nuk kemi asnjë pjesë në këtë, ishim vetëm të ftuar”, tha Bujar Osmani.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski, dje deklaroi se sipas njohurive të tij, muzeu është ndërtuar në pronë private.
Nga ana tjetër, Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, pas inspektimit të jashtëzakonshëm deklaroi se muzeu është ndërtuar në pronë shtetërore bujqësore duke paralajmëruar përgjegjësi penale dhe rrënimin e objektit./KlanMacedonia