Shkarkohet drejtori Fati Xhemaili nga Spitali i Kumanovës, në vend të tij emërohet Biljana Ivanovska

Psikologia Biljana Ivanovska është rikthyer në pozitën e drejtoreshës së spitalit të përgjithshëm të Kumanovës. Në deklaratën e sotme për media, Ivanovska thekson se do të avokojë për realizimin e projekteve, blerjen e pajisjeve moderne, domethënëse dhe të nevojshme për pacientët nga rajoni verilindor.

– Profesionalisht, ndershmërisht, me përgjegjësi dhe legjitimisht vazhdoj në pozitën e menaxherit të ISHP Spitali i Përgjithshëm Kumanovë. Jeta është plot sfida dhe ne duhet t’i pranojmë ato si të tilla. Në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë do t’i realizojmë projektet që janë pjesë e programit tim dhe janë të një rëndësie të jashtëzakonshme për të gjithë qytetarët e Kumanovës dhe gjashtë komunave përreth, thotë Ivanovska.

Ajo ishte emëruar më parë dhe pas një periudhe të shkurtër u shkarkua dhe në vend të saj u emërua mjeku urolog, doktor Fati Xhemaili.

Spitali i Kumanovës është ndër më të mëdhenjtë në vend me mbi 700 të punësuar dhe ofron kujdes shëndetësor për pacientët nga pjesa verilindore me përafërsisht 180.000 banorë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share