KËRKESAT KRYESORE – RRITJE LINEARE PËR 5.000 DEN, PENSIONI MINIMAL 18.000 DENARË
Pensionistë nga të gjitha viset e vendit u tubuan sot në protestën e tretë të madhe në Shkup, duke kërkuar mirëkuptim nga kompetentët rreth kërkesave të tyre për pensione më të larta.
Rritje lineare e pensioneve për 5.000 denarë dhe pension minimal prej 18.000 denarë ishin dy kërkesat kryesore nga protesta e sotme.
Marshi I protestës nisi para Ambasadës së SHBA-së, kurse përfundoi para ndërtesës së Qeverisë.
Pensionistët thonë se edhe pas tre muajve të protestave, ende nuk kanë një përgjigje nga Qeveria dhe Ministria për Punë dhe Politikë Sociale rreth kërkesave të tyre.
“Nëse përmbushen dy kërkesat e para për rritje lineare dhe pensionin minimal, do të ndalen protestat, por nëse nuk kemi mirëkuptim nga autoritetet, do të vazhdojmë më radikalisht. Protesta e tretë është paqësore pa probleme, por do të takohemi me trupin koordinativ nga të gjitha qytetet dhe do të merremi vesh se si do të veprojmë më tutje” – tha Dragan Ugrinovski, këshilli iniciativ.
Ugrinovski ka deklaruar se kanë kërkuar takime me Kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe Presidentin Stevo Pendarovski, porn ga atje nuk kanë marrë përgjigje për takim potencial.
Pas protestës së madhe të organizuar më 14 gusht në Shkup, Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jovanka Trençevska, vlerësoi se protestat e pensionistëve nuk janë spontane dhe me vetorganizim, por se pas tyre qëndron VMRO-DPMNE-ja opozitare. /KlanMacedonia/