Vëzhgohet një aurorë boreale, e rrallë për zonën gjeografike
Një aurorë boreale është verifikuar në Itali mbrëmjen e kaluar. Fenomeni shumë i rrallë ka ndodhur si pasojë e një stuhie gjeomagnetike. Bëhet fjalë për një fenomen të rrallë pasi aurorat janë të dukshme vetëm në zonat polare, ku ndërveprimi mes fushës magnetike tokësore dhe grimcave që mbërrijnë nga Dielli. Qielli, që u fotografua dhe filmua nga shumë banorë, mori një ngjyre rozë të theksuar.
Ky fenomen ndodhi gjatë dy ditëve kur fusha magnetike e tokës pësoi një stres mjaft të fortë, si pasojë e grimcave të lëshuara nga kurora e Diellit duke shkaktuar një stuhi gjeomagnetike G3, në një shkallë që shkon nga G1-G5.
Ndërkohë që astrofizikantët bëjnë të ditur se një tjetër stuhi gjeomagnetike vijon dhe është e treta në 3 ditët e fundit. Kjo ndodh pasi Dielli po arrin në pikën kulmore të aktivitetit në këtë cikël, që shoqërohet me njolla të mëdha në sipërfaqen e tij, dhe erë diellore me ngarkesë shumë më të lartë energjie. Gjatë intensitetit më të lartë diellor, në të kaluarën janë dalluar aurora boreale edhe në zonën e Ekuatorit.
Klan News