Dy liga të ndryshme i cilësoi Bujar Osmani koalicionin e ri të sapokrijuar të partive opozitare shqiptare e të quajtur Lidhja Evropiane për Ndryshim dhe Frontin Evropian të BDI-së. Osmani këmbëngul se partitë opozitare janë shumë të vogla përballë BDI-së.
“Janë shumë të vegjël për t’i krahasuar e për t’i dalë ballë kauzës së Ali Ahmetit dhe BDI-së. Janë dy liga të ndryshme”, tha Osmani.
BDI-ja sipas tij po rrumbullakëson misionin e vet për barazinë e plotë të shqiptarëve dhe për integrimin e vendit në NATO dhe BE./KlanMacedonia