Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi: Më shumë se 10 mijë viktima në Gaza

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se numri i njerëzve të vrarë në Gaza që kur Izraeli filloi të bombardonte territorin, ka arritur në 10 mijë e 22 persona. Mijëra fëmijë besohet të jenë në mesin e të vdekurve.

Shifra tragjike vjen pas një natë sulmesh intensive në Gaza, ndërsa ushtria izraelite deklaroi se ata goditën qindra objektiva duke përfshirë një objektiv ushtarak të Hamasit.

Disa politikanë, duke përfshirë presidentin amerikan Joe Biden, kanë vënë në dyshim saktësinë e shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës. Nga ana tjetër, Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se numrat ishin të besueshëm.

Ndërkohë, ushtria izraelite thotë se operacioni i saj synon të shkatërrojë plotësisht Hamasin./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share