Deputetët e përjashtuar të Partisë Demokratike nuk u lejuan të futen në kryesinë e Kuvendit.
Garda kishte marrë masat duke mbyllur portën kryesore.
Demokratët kishin planifikuar mbledhjen e grupit parlamentar, por pa mundur ta zhvillojnë atë.
Sali Berisha u fut në oborrin e kryesisë, ndërsa ligjvënësit e përjashtuar nga komisioni i etikës u përplasën me gardën.
Pas disa minutash u ra dakord që të lejohen deputetët të lejohen të futen deputetët pa masë disiplinore. Ndërsa përballë murit rrethues të Gardës, të përjashtuarit e gjetën zgjidhjen, dhe pse tepër e vështirë. Ishte Saimir Koreshi I pari që kaloi kangjellat për të hyrë brenda në kryesi.
Pas Koreshit u ngjit Flamur Noka, por doli serish jashtë pasi dera e katit të parë të kryesisë ishte e mbyllur.
Por jo të gjithë mund të kalonin kangjellat, demokratët gjetën një zgjidhje tjetër. Disa metra larg nga hyrja kryesore, u hap një prej dritareve të zyrave të katit të parë. Ishte Bledjon Nallbati që hyri
I pari duke u ndihmuar edhe nga kondicioneret. Pas tij u ngjit Ervin Salianji dhe më pas Flamur Noka, të cilit i erdhi në ndihmë nga kolegët dhe një karrige.
Pak çaste më vënë në këtë dritare, u shfaq Berisha si trimfator I nismës së radhës antiqeveritare.
Pasi hynë brenda, deputetët demokratë bllokuan komisionin parlamentar të ligjeve, ku debatuan me deputetët e mazhorancës.
Paralelisht deputetët e tjerë demokratë bllokuan edhe komisionin parlamentar të cështjeve sociale. Në këtë situatë, mazhoranca vendosi që mbledhjet të zhvillohen online./tvklan