Ministria e Kulturës: Afati për konkurset vjetore shtyhet deri më 8 nëntor!

“TË MOS PRITET MOMENTI I FUNDIT PËR APLIKIMI, TË MOS STËRNGARKOHET SISTEMI”

Deri më 8 nëntor – të mërkurën, vazhdon afati për aplikimin për Konkyrset Vjetore për financaimin e projekteve me interes kombëtar në Kulturë për vitin 2024.

Ministria e Kulturës ka njoftuar se në vend deri më sot, sic ishte paralajmëruar, konkursi do të vazhdojë deri më 8 nëntor në ora 23:59, për shkak të problemeve teknike që kishin stërngarkuar sistemin.

“Potencojmë se në 24 orët e fundit kanë mbërritur mbi 800 aplikimi dhe bëjmë thirrje që të mos pritet momenti i fundit, që të shmangim pengesat teknike gjatë aplikimit. Paraqitja e konkurseve vjetore bëhet me aplikim elektronik në portalin Kombëtar për e-shërbime” – thonë nga Ministria e Kulturës.

Konkursi nisi më 3 tetor, por më 2 nëntor, Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska – Stojçevska, theksoi se deri atëherë kishin mbërritur rreth 1.000 aplikime. Vitin e kaluar, deri në fund kishin mbërritur 3.000 aplikime.

Risi për këtë vit është linja e re me industritë kreative, kurse prioritet i ëhstë dhënë Dialogut Strategjik me SHBA-të, “Ballkanit të Hapur”, artistëve të rinj, ideve të reja kreative, ideve unikale, por nuk mungon as edhe tradita. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share