Të paktën 158 persona kanë humbur jetën, vijojnë ende kërkimet për të zhdukurit
Të mbijetuarit e tërmetit vdekjeprurës në Nepal u detyruan të kalonin natën në qiell të hapur pasi shtëpitë e tyre u shkatërruan.
Një nga ta është edhe ky banor që kërkon nga qeveria tu vijë në ndihmë.
“Nuk ka ushqim për të ngrënë dhe nuk kemi ku të qëndrojmë. Shumë njerëz kanë kaluar natën jashtë në natyrë. Duhet të qëndrojmë në këtë të ftohtë. Shtëpi të tëra janë shkatërruar. Pushteti vendor duhet të na ndihmojë. Shpresojmë të marrim ndonjë ndihmë.”
Tërmeti më i rëndë që nga viti 2014 ka vrarë deri me tani të paktën 158 persona.
Qytete të tëra, tempuj shekullorë dhe vende të tjera historike janë shndërruan në gërmadha. Më shumë se një milion shtëpi janë shkatërruar ndërsa vlerësohet se dëmet materiale shkojnë në 6 miliardë Dollarë.
Autoritetet në Nepal janë në garë me kohën për të gjetur të mbijetuar ndërsa po ofrohet ndihmë edhe për të plagosurit. Tërmeti goditi rajonin e Jajarkot në orën 23:47 të Premten me një magnitudë 6.4.
Klan News