Gjithsej 9,425 njerëz janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori, sipas shifrave të publikuara të shtunën nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Ramallah.
24,000 të tjerë janë plagosur, tha ministria, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
Shifrat janë nxjerrë nga burime brenda enklavës së kontrolluar nga Hamasi.
Sipas raportit të ministrisë, gati 73% e viktimave janë nga grupet e ndjeshme, përfshirë fëmijët, gratë dhe të moshuarit.
Ushtria izraelite vazhdon të rrethojë dhe godasë Rripin e Gazës me sulme ajrore në përgjigje të një sulmi terrorist ndërkufitar të nisur nga militantët e Hamasit më 7 tetor.