Ymeri: Kurti iu bind presionit ndërkombëtar

“Hapat e gabuar të qeverisë, dëmtuan Kosovën”

 Ish-kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri thotë se ishte presioni ndërkombëtar ai që bindi kryeministrin e Kosovës Albin Kurti të pranojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ymeri thotë se hapat e gabuar të Kurtit e kanë dëmtuar Kosovën në arenën ndërkombëtare.

“Presioni është rritur, mendoj që Kurti i ka bërë disa hapa të gabuar sa i përket procesit të dialogut më cilin mendoj që shumë e ka dëmtuar pozicionin e Kosovës, por edhe të vetin personalisht në raport më bashkësinë ndërkombëtare, pasi e ka pasur një sjellje të papërgjegjshme shpesh në raport me veriun”.

Ymeri thotë se Kosova duhet të shfrytëzojë momentin kur ndërkombëtarët po kërkojnë nga Serbia njohje reciproke.

“Gabimi i Kurtit është që nuk ka vepruar më një entuziazëm të shtuar menjëherë në dialog në momentin kur ka ardhur në pushtet, por e ka konsideruar si një temë të parëndësishme e as nuk do të merret dhe e ka shty deri në një moment që është bërë problem gjeo-politik”.

Ish-kreu i Vetëvendosjes që tashmë drejton institutin Musine Kokalari thotë se njohja de-jure e Kosovës do të ndodhë vetëm kur Serbia të hyjë në BE pasi ky është një nga kushtet./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share