“Mafia e kancerit” – VMRO kërkon vazhdimin e Komisionit Hetimor për Onkologjinë

Komisioni Hetimor për mafian e kancerit duhet të vazhdojë punën dhe të zgjerojë fushëveprimin e tij, kanë vlerësuar nga partia më e madhe opozitare në vend, VMRO-DPMNE, përcjell KlanM. Sipas kësaj partie, afera “Mishi i egër” po e ha sistemin, duke u shprehur se skandali me trajtim joadekuat të pacientëve me kancer, vazhdon ende.

“Dokumentet që kanë ardhur në VMRO-DPMNE tregojnë se FSSHM ka porositur dhe përgatitur një raport që tregon qartë se funksionimi skandaloz i Onkologjisë, dyshimet e bazuara për përfitime nga shpina e pacientëve të sëmurë dhe trajtimi joadekuat i pacientëve me kancer po ndodh edhe sot. Ilaçet përfundojnë jashtë në vend tek të sëmurët. Gjegjësisht, pacientëve që kanë marrur ilaçe, në vend që t’iu aplikohet në spital, për çka kishin paguar, ua kanë nxjerrur jashtë”, thuhet në reagimin e VMRO-së./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share