RADOVIQ: DËSHMUAM SE MUND TË LUAJMË KUNDËR ÇDOKUJT
Të shtunën në program janë katër ndeshje mjaftë të “nxehta” të javës së 13-të të sezonit vjeshtor në Ligën e parë, pasi të gjitha ekipet luftojnë pë një pozitë më të mirërenditjen e tabelës. Voska Sport është nikoqire e AP Brera, ndërsa Gostivari udhëton në Kavadar
Në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër, skuadra që drejtohet nga trajneri Miljan Radoviq, pas tre sukseseve të fundit, e motivuar në nivelin më të lartë nesër pret takimin me skuadrën Brera të Strumicës. Trajneri Miljan Radoviq, shprehet optimist se do të vazhdojë ecuria e fitoreve.
“Kemi një ndeshje të vështirë, kundër ekipit Brera e cila nuk është në formën më të mirë, por është ekip shumë cilësore. Në ndeshjen e parë luajtëm shumë mirë kundër tyre por e humbëm ndeshjen. Kështuqë ne jemi në formë të mirë dhe së fundmi me rezultate shumë të mira, dëshmuam se mund të luajmë kundër çdokujt. Unë shpresoj se djelmoshat nesër do të bëjnë që ne të gjithë e presim që ta fitojmë ndeshjen dhe ti marim tri pikët e reja” deklaroi trajneri Miljan Radoviq
Në Kavadar, ekipi i Gostivarit i entuziamuar pas fitores së fundit me Struga Trim Lum është optimiste se edhe në takimin me Tikveshin do të nxjerrin trezultat pozitiv dhe t`i hakmeren për disfatën në rrethin e parë Gostivar.
Në Shtip, Bregallnica takohet me Makedonija Gj.P, ndërsa Rabotniçki është nikoqire e Sileksit. Dy takimet tjera Shkupi – Vardari dhe Struga Trim Lum – Shkëndija luhen të dielën. Të gjitha ndeshjet fillojnë orën 13:00.