Gjermania me propozime për zgjerimin e BE

Baerbock: Vendeve kandidate, statusi i vëzhguesit

Në konferencën e sotme në Berlin të ministrave të Jashtëm të BE-së, kryediplomatja gjermane Ane Baerbock është deklaruar pro hapjes së Bashkimit Evropian në fusha të caktuara për shtetet kandidate, edhe ato para anëtarësimit.

Sipas mediave gjermane, ministrja e Jashtme ka deklaruar se vendet që kanë mbyllur disa kapituj të procedurës së anëtarësimit ku bëjnë pjesë edhe ato të Ballkanit Perëndimor mund të ftohen në Bruksel si vëzhgues në mbledhjet përkatëse të Këshillit.

Baerbock tha se “nuk do të ketë shkurtesa në procesin e anëtarësimit, dhe veçanërisht jo në fushën e sundimit të ligjit. Por aty ku ka progres, ky progres duhet të shpërblehet në një mënyrë “të dukshme dhe të prekshme”.

Gjermania do të kërkojë që pagesa e fondeve të BE në të ardhmen të orientohet më fort në respektimin e parimeve demokratike dhe të shtetit ligjor. Për këtë do të thjeshtohen procedurat e vënies para përgjegjësisë së shkelësve.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share