Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka përshëndetur vendimin e Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia për furnizim me barna të spitaleve dhe qendrave mjekësore nëpër komunat me shumicë serbe.
“I bashkohem kolegut tim nga BE, për të mirëpritur miratimin e shpejtë të vendimit nga ministri Vitia për donacionet me barna dhe furnizimet mjekësore. E përgëzoj përkushtimin e tij të vendosur për t’i shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë”, ka shkruar Hovenier, përcjell KlanKosova.tv.
Paraprakisht gjatë ditës, Szunyog e ka përshëndetur vendimin e Vitisë, derisa atë e ka rishpërndarë edhe ambasadori amerikan.