Votimi i ligjit për amnisti nuk duhet të ndikojë në marrëdhëniet në koalicion me Aleancën për Shqiptarët konsideron kryeministrit Dimitar Kovaçevski, pasi ky ligj sot në Kuvend nuk e mori mbështetjen e deputetëve të miratohet me procedure të shkurtuar.Ai sqaroi se është ruajtur e gjithë procedura dhe se secili ka mundur ta shfrytëzojë të drejtën e vet demokratike për të votuar.
“Qeveria mori një vendim dhe iu dha mundësia që ministrit të Drejtësisë ta elaborojë ligjin për amnisti para deputetëve, që u bë gjatë ditës së sotme. Por, deputetët në Kuvend kanë të drejtë sovrane të votojnë në emër të tyre dhe në emër të qytetarëve lidhur me zgjidhjet ligjore që ofrohen. Konsideroj se është ruajtur e gjithë procedura dhe gjithçka që u tha dhe konsideroj se kjo nuk duhet të ndikojë në marrëdhëniet në koalicion, duke pasur parasysh atë se secili mund ta shfrytëzojë të drejtën e vet demokratike t’i shprehë argumentet e tij, ndërsa ata që e kanë të drejtën e votës ta shfrytëzojnë për votim në seancën parlamentare”, tha Dimitar Kovaçevski.
Ai shpjegoi se edhe kur është propozuar ligji për amnisti kanë ekzistuar qëndrime të ndryshme lidhur me efektet nga i. Qëllimi i ligjit, theksoi, ka qenë që të lehtësohen burgjet duke pasur parasysh mbipopullimin e tyre dhe qëndrimi i ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga, ishte që kjo të bëhej me Ligj për Amnisti.
“Nga ana tjetër, kanë ekzistuar argumente që thoshin të kundërtën, ndërsa kjo është se ligji i mëparshëm nuk i ka dhënë efektet e dëshiruara duke pasur parasysh atë se numri më i madh i atyre që janë amnistuar menjëherë më pas ishin kryerës të të njëjtave veprave penale dhe janë kthyer në burgje. Dhe së dyti që për vuajtjen e dënimit presin mbi 2.000 të dënuar të rinj, që nuk do të çojë në lehtësimin e burgjeve dhe përveç kësaj u theksuan si opsione lirimi me kusht, probacioni dhe masa të tjera që mund të përdoren me qëllim të lehtësimit të burgjeve nga një numër i madh i të burgosurve”, tha Kovaçevski.