Luftime të ashpra në Gaza/ Më shumë civilë pritet të largohen sot nga pika kufitare Rafah drejt Egjiptit

Gaza është përballur me luftime të ashpra fjatë natës, ndërkohë që ushtria izraelite thotë se ka vrarë dhjetëra luftëtarë të Hamasit, pasi më herët deklaroi se trupat e saj kishin thyer linjat mbrojtëse të Hamasit.

Nga ana tjetër, më shumë civilë pritet të kalojnë nga Gaza në Egjipt sot pasi pika kufitare Rafah u hap për herë të parë që nga shpërthimi i luftës Izrael-Hamas. Ashtu si dje, një listë me rreth 500 emra njerëzish që lejohen të kalojnë, e hartuar nga Egjipti, do të vendoset në vendkalim.

“Më shumë se 400 njerëz ishin në gjendje të largoheshin nga Gaza dje në një mënyrë kaotike por të menaxhueshme”, thotë korrespondenti i BBC Neës, Rushdi Abu Alouf.

Largimi nga Gaza është kritik veçanërisht për ata që kanë nevojë për kujdes mjekësor pasi spitaleve po mbarojnë furnizimet dhe luftimet vazhdojnë.

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza thotë se më shumë se 8,700 njerëz janë vrarë që nga fillimi i bombardimeve të Izraelit./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share