Neymar operohet të enjten

Parashikohen 10 muaj si fazë rikuperimi

Kohët e rikuperimit të Neymar pritet të jenë shumë të gjata, rreth 10 muaj sipas gazetës braziliane GeGlobo.

Numri 10 pritet të operohet këtë të enjtë në Belo Horizonte pas këputjes së ligamentit kruciat dhe meniskut në këmbën e majtë, një dëmtim i dyfishtë dhe shumë i rëndë që do të bëjë që Neymar të humbasë Kupën e Amerikës me Kombëtaren e Brazilit.

Operacioni është planifikuar por ende pritet autorizimi nga Al-Hilal. Në fakt, sauditët do të kishin dashur ta operonin lojtarin në Paris, por Neymar në vend të kësaj zgjodhi kirurgun Rodrigo Lasmar i cili e kishte operuar tashmë për një frakturë të këmbës së tij të djathtë në 2018.

I njëjti mjek ishte i pranishëm edhe gjatë operacionit në kyçin e këmbës që lojtari iu nënshtrua në Mars të 2023. Për këtë arsye Neymar vendosi të qëndrojë në Brazil pas dëmtimit me kombëtaren, në pritje të operacionit dhe rikuperimit të gjatë që e pret. 10 muaj jashtë fushe janë shumë, dhe kjo do të shtojë dushimet se sa do të mund të kthehet ai në formën e mëparshme.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share