Kovaçevski komenton emërimin e Milikije Halimit si drejtoreshë në aeroportet e RMV-së: Posedon diplomë i përmbush kriteret

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se Milikije Halimi është emëruar drejtoreshë e Shoqërisë Aksionare Shtetërore “Aeroportet e RMV-së” me propozim të Qeverisë.

Kovaçevski thotë se e njëjta posedon diplomë të universitetit sikurse të gjithë funksionarët tjerë.

“Ajo është zgjedhur nga ana e Bordit Mbikëqyrës sipas kritereve që i ka N.P. për shërbime të aeroporteve, që gjithsesi është një ndërmarrje e vogël dhe në bazë të diplomës universitare që e ka parashtruar”, tha Kovaçevski.

-Me propozim të Qeverisë?

“Po, megjithatë në bazë të diplomës universitare që e ka dhe diplomë universitare që e kanë edhe funksionarët tjerë që ushtrojnë funksione të deleguara”, tha Kovaçevski.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share