Ngjarja gjatë raportimit të Blinken dhe Austin
Dëgjesa e dy sekretarëve amerikanë, ai i Shtetit, Anthony Blinken dhe i Mbrojtjes, Lloyd Austin u shoqërua me protesta pro Palestinës në sallën e Senatit.
Fjala e tyre u ndërpre në mënyrë të përsëritur nga dhjetëra protestues që bënin thirrje që Izraeli t’i japë fund bombardimeve në Rripin e Gazës. Seanca u pezullua përkohësisht duke i dhënë kohë policisë të largonte protestuesit nga salla.
Presidenti Joe Biden ka kërkuar që Senati të miratojë kërkesën për 14.3 miliardë dollarë për Izraelin dhe 61.4 miliardë dollarë për të mbështetur Ukrainën për ndihmë ushtarake, si dhe 9.1 miliardë dollarë për përpjekjet humanitare në këto dy shtete dhe në Gaza.
Tv Klan