Ka shkuar në dy numri i viktimave në rastin tragjik në Vushtrri.
Viktima ka vdekur në Qendren Klinike dhe Universitare ku ishte duke u trajtuar.
Ai nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve, njofton policia përcjell Klankosova.tv
Me vendim të prokurorit , trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
Të dielen në Vushtrri, shkaku i përplasjes mes disa personave u vra një person dhe ishin plagosur dy të tjerë.
Njëri nga të plagosurit ishte në gjendje shumë të rëndë.
Lidhur me rastin janë arrestuar pesë të dyshuar./ Klankosova.tv