“Aleanca të mos bëhet shpëtimtare e BDI-së” – Kasami: Për herë të parë bëhet bashkimi i opozitës

Bilall Kasami shprehet i bindur se koalicioni opozitar shqiptar do të arrijë të sjellë ndryshimin në skenën politike në vend, pasi sipas tij, për herë të parë ndodh bashkimi i opozitës shqiptare, që sipas tij, në disa cikle zgjedhore ka pasur më shumë vota se BDI, por garimi veç e veç i ka sjellë, sipas tij, fitoret e njëpasnjëshme BDI-së.

“Elementi i parë është bashkimi i opozitës. Në këto 10 vite ne nuk e kemi parë një opozitë të bashkuar. Unë e kam përjetuar gjatë tentimin për bashkim dhe bashkëpunim me ASH-në. Gati gjashtë vite bashkë në opozitë, ne kemi bërë të pamundurën që të kemi një koalicion dhe nuk ndodhi. Si rezultat i asaj BDI është pjesë edhe më tutje e shumicës parlamentare dhe pjesë e qeverisë. Pra, për herë të parë ndodh bashkimi i opozitës”, deklaroi Kasami.

Sipas tij, tashmë nuk ka rëndësi se kush ka qenë fajtor për mobashkimin e opozitës më herët, por është koha që partitë të shohin përpara, për ta çuar në vend, sipas tij, kërkesën e votuesit shqiptar për ndryshim.

“Se kush është fajtor, le të vlerësojë vet qytetari. Më shumë se të gjejmë fajtorin, ne po ofrojmë zgjidhjen. Dhe prandaj sot ASH është pjesë e qeverisë, e shpëtoi në momentet kritike qverinë dhe po vazhdon të jetë,mos them patericë, por shpëtimtar i kësaj qeverie dhe BDI-së… Ne e thirrim dhe i themi ‘mjaft më është shpëtimtare e BDI-së’. Le të kthehet aty ku i ka marrë votat në zgjedhjet e fundit. Pra, votat i ka marrë me narrativin kundër BDI-së, me narrativin e rrotacionit politk e jo që në momente të caktuara kur më së shumti i duhet BDI-së, ajo të jetë pjesë e qeverisë dhe të shpëtojë BDI-në”, tha më tej Kasami.

Kasami përmendi edhe mundësinë që po përfolet prej disa kohësh në opinion, për një koalicion parazgjedhor mes BDI-së dhe ASH-së.

“Zëra të rëndësishëm brenda Aleancës për Shqiptarët nuk e fshehin  pretendimin e tyre për të shkuar bashkë me BDI-në në lista të përbashkëta”, tha Kasami./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share