Von Der Leyen: Zgjedhja varet nga ju, partitë përgjegjëse për të ardhmen e vendit!

KOVAÇEVSKI: SHPRESOJ QË OPOZITA DO TË MBËSHTESË NDRYSHIMET KUSHTETUESE

Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen është shprehur e prerë se ndryshimet kushtetuese janë jap i domosdoshme për qasjen drejt BE-së. Gjatë konferencës së përbashkët për media me kryeministrin, Dimitar Kovaçeski, zyrtarja evropiane porositi nga Shkupi se, Maqedonia e Veriut është në rrugë të mirë për anëtarësim në BE, megjithatë ajo theksoi se të gjitha partitë politike janë përgjegjëse për ardhmërinë evropiane të vendit dhe pret që të mbështesin ndryshimet kushtetuese.

“Maqedonia e Veriut është një shtet sovran që sjell vendimet e veta. Zgjedhja varet nga ju. Prandaj, unë shpresoj thellë se të gjitha partitë do ta kapin atë moment dhe do të mbështesin ndryshimet kushtetuese, sepse është ardhmëria juaj, është zgjedhja juaj dhe të gjitha partitë kanë përgjegjësi për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut. Ne duam që Maqedonia e Veriut të jetë anëtare e BE-së dhe shpresoj që rruga drejt kësaj do të jetë e mirë dhe do të mbështetet nga shumica e gjerë” – tha Ursula von der Leyen.

Ndërkohë kryeministri Dimitar Kovaçevski shpreson se, opozita maqedonase kësaj here do të mbështesë rrugën evropiane të vendit, duke pasur parasysh momentin gjeopolitike.

“Tani ka dritare të hapur për qasje drejt Bashkimit Evropian, sepse nëse deri para disa viteve kjo temë nuk ka qenë aspak temë e konsensusit të gjerë mes vendeve anëtare, tani në këtë moment gjeopolitik të gjitha vendet janë të një mendimi se duhet të ketë zgjerim. Ndërsa zgjerimi, nëse e shihni hartën e Evropës, praktikisht do të thotë bashkim i Evropës, sepse vendet e Ballkanit Perëndimor, në të gjitha kufijtë e tyre, janë të rrethuara me vende të Bashkimit Evropian” – deklaroi Dimitar Kovaçevski.

Qëllimi i vizitës së zyrtares evropiane, është edhe prezantimi i planit të BE-së për zhvillim të Ballkanit Perëndimor. Ajo tha sot nga Shkupi se, ky plan pritet të kontribuojë në rritje të ekonomisë, hapjen e tregut evropian për produktet e Maqedonisë, hapje të tregut rajonit.

Por para se të ndodhë kjo, duhet të realizohen reformat që do të mundësojnë administratë më efikase, financa publike më të mirë, klimë më të mirë biznesi, ndërsa duhet të vazhdojnë edhe reformat në gjyqësore dhe luftën kundër korrupsionit. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share