Një i burgosur ka ndërruar jetë në orët e para të ditës së sotme në njërën nga klinikat e Shkupit. Sipas raportimit të policisë, bëhet fjalë për një 65 vjeçar, i cili ka qenë i shtrirë në spital për shkak të problemeve shëndetësore, përcjell KlanM.
“Me datë 29.10.2023 në ora 00:30 në SPB Shkup, nga Institucioni Ndëshkues Korrektues Burgu i Shkup është raportuar se i dënuari H.E (65) nga Tetova ka ndërruar jetë në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”, ku më parë ishte transferuar për shkak të problemeve shëndetësore”, thonë nga MPB.
Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë është dërguar për obduksion./KlanMacedonia