NGJARJA KA NDODHUR NË BARANKAS TË KOLUMBISË
Një dramë me fund të lumtur. Shpëtohen prindërit e futbollistit të Liverpulit, Luis Dias, kurse dy rrëmbyesit vriten gjatë të shtënave me policinë. Këto janë të dhënat e para zyrtare që vijnë nga Kolumbia, pasi mbrëmë ishin rrëmbyer prindërit e yllit të Liverpulit.
Sipas njoftimeve, policia fillimisht kishte liruar Silenis Marulanda – nënën e Luis Diasit, kurse më pas edhe babain e tij, Luis Manuel Dias. Dy prindërit janë shpëtuar pasi policia kishte arritur t`i lokalizojë dhe neutralizojë rrëmbyesit, të cilët kishin pretenduar të shantazhojnë futbollistin e Liverpulit.
Mediat kolumbiane kanë njoftuar se dy rrëmbyesit kishin qenë me motoçikletë kur me dhunë kanë ndaluar makinën e prindërve dhe janë drejtuar në drejtim të panjohur. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e lindjes së Luis Diasit në Barankas të Kolumbisë./KlanMacedonia