Britani e Madhe: Mijëra njerëz kërkojnë armëpushim në Gazë!

Me mijëra demostrues kanë dalë nëpër rrugët e Britanisë së Madhe duke kërkuar armëpushim në Rripin e Gazës.

Njoftohet se 100.000 njerëz marshojnë në Londër, derisa manifestime tjera janë organizuar në Mançester, Gllasgou dhe qytete tjera. Mediat britanike kanë njoftuar se pjesëmarrës në demostrata janë njerëz të të gjitha moshave.

Thirrjet për armëpushim janë shtuar edhe në mesin e politikanëve në Britaninë e Madhe, kurse mbështetje kanë dhënë Kryebashkiaku I Londrës, Sadik Kan por edhe kryebashkiakë të tjerë dhe politikanë të partive të ndryshme.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share