TË GJITHA TAKIMET E JAVËS SË 12-të FILLOJNË NË ORA 13:00
Java e 12-të e sezonit vjeshtor në Ligën e parë të futbollit sjell disa përballje të “nxehta”dhe mjaft interesante, sidomos në përballjet në Tetovë, Gostivar dhe Çair. Pesë takimet e së dielës fillojnë në ora 13:00.
Lideri në renditjen e tabelës Shkëndija pas barazimit me Brerën javën e kaluar dhe eliminimi nga garat e Kupës nga Rabotniçki, të dielën me një ngarkesë tejmase përballet me debutuesin në elitën e futbollit Voska Sport të Ohrit. Cdo opsion tjetër përpo fitores, për “kuqezinjtë” do të ishte një dështim.
Skuadra mysafire është e entuziazmuar pas barazimit me Gostivarin si mysafirë dhe kualifikimin në çerekfinale të kupës, që do të thotë se motivimi nuk mungon.
“Pres vetëm që të vazhdojmë këtë rrugëtim. Pas pauzës që e patëm , shënuam edhe fitore edhe barazim, e s’kualifikuam Strugën nga garat e Kupës. Shpresoj vetëm që të vazhdojmë këtë trend me rezultate pozitive” – tha Miljan Radoiq, trajner i KF Voska Sport.
Në stadiumin e qytetit në Gostivar, skuadra vendase është nikoqire e kampionit në fuqi ekipit Struga Trim lum. Dy skuadrat pretendojnë fitoren.
“Na pret një ndeshje e vështirë me Gostivarin. Këtë vit Gostivari ka sjell lojtar cilësorë. Kemi zhvilluar ndeshjen e parë në Strugë edhe pse e kemi fituar por në Gostivar nuk do të jetë aq lehtë. Kanë dëshmuar që Brenda luajnë shumë mire, mirëpo ne jemi të përgatitur maksimalisht kundër çdo kundërshtari dhe në Gostivar do të shkojmë të bëjmë më të mirën dhe të maksimumin e pikëve” – tha Bunjamin Shabani, kapiten i KF Gostivarit.
Në stadiumin e Çairit, Shkupi përballet me Rabotniçkin. Vendasit pas sukseseve të fundit tanimë haptas pretendojnë kreun e tabelës.
Makedonija Gj.P pas shumë dështimeve, kundër Tikveshit do të mundohet t`u kthehet rezultateve pozitive.
Ndërsa Vardari pas fitores ndaj Rabotniçkisht do mundohet të bëjë rezultat pozitiv edhe kundër AP Brera.
Të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 13:00. /KlanMacedonia/