Fiton Ademi: Mendoj se jemi në rrugën e duhur dhe vetëm duhet të vazhdojmë me këtë ritëm
Nesër (e shtunë) me fillim në orën 14:00, në të gjitha terrenet e Ligës së dytë zhvillohen ndeshjet e javës së 10-të të sezonit vjeshtor, por padyshim në mesin e tetë ndeshjeve veçohet derbi i dy skuadrave nga rajoni i Pollogut, Besa e Dobërdollit kundër Arsimit të Çegranit, ndeshje e dy rivalëve që e njohin njëra tjetra që nga liga e tretë, prandaj pritet edhe numër i madh i tifozerisë të dyja skuadrave po jo vetëm, pasi është kjo një ndeshje që krijon emocione pavarësisht se skuadra nga Dobërdolli konsiderohet favorite duke u bazuar në formën e shkëlqyeshme , futbollistëve cilësore por edhe investimeve që është duke bë familja Tairi .
Skuadra e besës mund edhe të mburet me fondin e lojtarëve cilësorë që kanë një të kaluar të ndritshme si Armend Alimi, Izair Emini, Burim Sadiki, idhulli i Dobërdollit Xhemal Esati e tjerë, por edhe futbollist që kanë një ardhme të ndritshme si Zani Nazifi, Albon Taipi dhe sidomos Fiton Ademi, golashënuesi i ekipit.
Futbollistëet e Besës vlerësojnë dhe e respektojnë ekipin Arsimit, por kësaj radhe shpresojnë se nuk do të mungoj rezultati për të vazhduar ëndrrën dhe objektivin e klubit . Këtë pë Klan Maqedoni e deklaroi sulmuesi i ekipit Fiton Ademi
“Gjithmonë ndeshjet me Arsimin janë interesante dhe të luftuara, pasi që është edhe derbi lokal dhe ne do të japim më të mirën nga vetja jonë dhe mendoj se nuk do të mungoj rezultati. Por ne si lider në renditjen tabelore synojmë të vazhdojmë ecurinë pozitive, ku tanimë objektivi ynë dihet inkuadrimi në elitën e futbollit vendor. Mendoj se jemi në rrugën e duhur dhe vetëm se duhet të vazhdojmë me këtë ritëm. Posedojmë kualitet, kemi kushte ideale për punë, atmosfere impozante prandaj jam i bindur se Besa do t’ia arrin qëllimit” tha futbollisti Fiton Ademi para ndeshjes derbi me Arsimin e Çegranit.
Ndeshja Besa – Arsimi, zhvillohet në stadiumin e fshatit Vrapçisht, me fillim në orën 13:00, ndërsa në ndeshjet tjera të javës së 10-të takohen: Bashkimi – Vardarë Negotinë (në stadiumin e Reçicës së Madhe në Tetovë), Belasica – Detonit Pllaçkovica, Novaci – Kamenica Sasa, Ohri – Pelisteri, Osogova – Kozhufi, Pobeda – Karaormani dhe Teteksi – Skopje./KlanMacedonia