Njësia Speciale Intervenuese e Policisë së Kosovës ka paralajmëruar për protestë ditën e mërkurë më 1 Nëntor në Prishtinë.
Kjo njësi, e njohur si FIT, ka njoftuar zyrtarisht Policinë e Kosovës përmes një shkrese që është siguruar nga gazetarja e Tv Klan në Prishtinë, Blerta Dalloshi Berisha.
FIT thotë se protesta do të zhvillohet përpara godinës së Qeverisë së Kosovës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në orën 12:00 – 12:30.
Arsyeja e protestës është për të shprehur pakënaqësitë e Njësisë Speciale Intervenuese lidhur me pagesën, rrezikshmërinë dhe shtesat e tjera. /tvklan.al