Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,48 % në raport me vendimin e datës 24.10.2023.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 0,508 %, te nafta për 2,946 %, te vaji ekstra i lehtë për 2,379 % dhe te mazuti ulja është 1,858 % .
Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,367%.
Nga data 28.10.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 81,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 84,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 82,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 82,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 47,174 (denarë/kilogram)
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 2,00 den/l.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98, dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) dhe të Mazutit М-1 SU nuk ndryshojnë.
Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 28.10.2023. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar” – thuhet në kumtesën e KRRE-së