Kovaçevski: Takova liderët e katër partive të koalicionit Qeveritar

“NXIS VMRO-DPMNE-në TË MARRË PJESË NË GRUPIN E PUNËS PËR ZGJEDHJET”

Kryeministri dhe lideri I LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, ka konfirmuar se gjatë ditës së djeshme ka takuar kryetarët e katër partive që janë pjesë të koalicionit qeveritar, mes tyre edhe Ali Ahmetin e BDI-së, ku është biseduar për datën e zgjedhjeve në vitin 2024.

Në këto takime biseduam për të gjitha cështjet aktuale në vend, duke llogaritur edhe zgjedhjet. Në pjesën e mbajtjes së tyre, në Ministrinë e Drejtësisë tashmë ekziston grupi I punës, ku të gjithë partitë politike kanë deleguar përfaqësuesit e tyre. Vetëm VMRO-DPMNE nuk ka të deleguar. I nxis ta bëjnë këtë, për shkak se nuk mundet që një ose dy parti të vendosin për një process ku marrin pjesë mbi 30 parti politike” – tha Kovaçevski.

Derisa qeveria dëshiron që zgjedhjet të jenë në termine të rregullta, fillimisht ato presidenciale e më pas parlamentare, VMRO-DPMNE-ja propozon që zgjedhjet në vitin 2024 të jenë të dyfishta.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi ofroi data të mundshme për zgjedhjet. Rrethi I parë I zgjedhjeve presidenciale do të mbahej më 14 mars, kurse pas dy javëve rreth I dytë.

Zgjedhjet parlamentare duhet të mbahen nga 5 deri 15 maj. Nëse mbahen më herët do të quhen si të parakohshme dhe do të vlenin akte tjera.

Kryeparlamentari ka bërë thirrje që partitë duhet të mendojnë për grupe të punës për marrëveshje për zgjedhjet. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share