Këngëtarja e njohur ka 17 vite që merret me muzikë
Taylor Swift është zyrtarisht një miliardere. Pas një karriere 17-vjeçare në industrinë e muzikës këngëtarja e njohur i bashkohet emrave të tjerë të showbizit si Kim Kardashian dhe Oprah Winfrey.
Statusin e saj prej miliardereje e konfirmoi edhe kompania Bloomberg.
Të ardhurat e Swift janë rritur ndjeshëm nga turneu i saj i suksesshëm “Eras”, i cili është në rrugën e duhur për t’u bërë turneu me fitimet më të larta në histori.
Kjo arritje është e jashtëzakonshme pasi ajo është një nga të paktat që e ka arritur këtë moment historik vetëm përmes muzikës.
Turneu jo vetëm që shtoi zerot në llogarinë bankare të Swift-it, por gjithashtu ndihmoi ekonominë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me 4.3 miliardë Dollarë.
Përveç kësaj, filmi i saj Eras Tour ishte një sukses i madh, duke fituar mbi 130 milionë Dollarë në mbarë botën dhe këngëtarja negocioi drejtpërdrejt me kinematë për shfaqjen e filmit.
Klan News