Liga e dytë: Besa – Arsimi, kryendeshje e javës së 10-të

Të shtunën me  fillim në orën 13:00. Në të gjitha terrenet e ligës së dytë zhvillohen ndeshjet e xhiros së 10-të të sezonit vjeshor. Përba;llje  më interesante pritet të zhvillohet në  stadiumin e Vrapçishtit aty ku do të përballen dy skuadrat e rajonit të Gostivarit, lideri në renditjen e tabelës, Besa e Dobërdollit dhe ekipi i Arsimit nga Çegrani. Vendasit duke ditur për pretendimet që kanë në këtë kampionat janë të vendosur  që me  lojë  të mire të shënojnë fitoren e radhës për të vazhduar  rrugëtimin drejtë arritjes së qëllimit kualifikim në elitën e futbollit vendor. Por  nga ana  tjetër edhe  Arsimi ka hesapet e veta pas  gjendet në pjesën e poshtme të tabelës  dhe do të mundohet të nxjerr at që mund .

Ndeshje  tjetër interesante pritet të zhvillohet edhe  në “Biljanini Izvori” në Ohër, atu ku vendasit përballen me Pelisterin e Manastirit. Bashkim i Kumanovës është nikoqir i  Vardarit të Negotinës ku pos  fitores çdo rezultat tjetër  do të ishte  befasi. Në Tyretovë, Teteksi takohet me Skopjen, Pobeda në Prilep pret Karaormanin, Bellasia në stardiumin “Bllagoja Istatov” në Strumicë përballet me Detonit, Novaci takohet me Kamenica Sasa  dhe në Koçani, Osogaova është nikoqire e Kozhufit. Të Gjitha ndeshjet e javës së 10-të në Ligën e dytë luhen të shtunën me fillim në ora 13:00.

Liga e dytë, java e 10-të

Bashkimi – Vardar Negotino

Belasica  – Detonit Plačkovica

Besa 1976  – Arsimi

Novaci – Kamenica Sasa

Ohri – Pelisteri

Osogova – Kozhufi

Pobeda – Karaormani

Teteksi – Skopje

Lexo gjithashtu
Total
0
Share