20 përqindëshi dhe opozita shqiptare – A llogarit BDI në votat e opozitës për ndryshimet kushtetuese?

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi shprehet i sigurt në votat e opozitês shqiptare për ndryshimet kushtetuese edhe pêrkundêr faktit se partitë opozitare kushtëzojnë me heqjen e “20 përqindëshit” për gjuhên shqipe.

Sipas Bekteshit, ndryshimet aktuale kushtetuese dhe mënyra se si është bërë propozimi nuk mundësojnë heqjen e 20 përqindëshit. Por sipas tij, pas këtyre ndryshimeve, do t’i vijë radha edhe heqjes së përqindjes diskriminuese për gjuhën shqipe në Kushtetutë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share