Mbrëmë (25-tetor) rreth orës 21.00, në Radiovcë të Tetovës, efektivët e policisë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personat V.P.(34) dhe N.G.(42) nga ky fshat. Gjatë një kontrolli të automjetit “Mercedes” me targa regjistrimi të Tetovës, janë gjetë dy armë gjuetie në makinë dhe 9 plumba.
Për njërën nga armët, V.P. nuk kishte dokumentet e nevojshme. Të dy janë mbajtë në stacionin policor për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes dhe kundër tyre do të përgaditen parashtresa përkatëse.