Kovaçevski: Maqedonia është vendi më i mirë në rajon, prandaj duhet të anëtarësohemi të parët në BE

Kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski vlerëson se BE dëshiron që ta shikon Maqedoninë e Veriut si pjesë të familjes evropiane, duke vlerësuar se “ne jemi vendi më i mirë në rajon”.

Për vizitën e Komisionit Evropian, Ursula Von der Layen e cila është paralajmëruar për në fund të këtij muaji, Kovaçevski tha se në takim do të bisedohet për procesin e skriningun, investimet, por edhe për vazhdimin e rrugës evropiane të vendit.

“Ne jemi një vend që aktualisht është më i miri në rajon dhe sigurisht që Bashkimi Evropian, i cili tashmë ka nisur procesin e reformimit të vetvetes dhe do të marrë anëtarë të rinj, dëshiron ta shohë vendin si pjesë të BE-së, sepse ai që më i miri duhet të anëtarësohet i pari”, tha Kovaçevski.

Kryeministri thotë se “nuk do të përdorja fjalë si “bindje” kur bëhet fjalë për vizitën e Von der Leyen sepse opozita i pëlqen krahasime të tilla”.

Ndryshe, Kovaçevski tha se në vend po vjen një mik i madh.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share