OKB: Operacionet e ndihmës në Gaza mund të përfundojnë nesër nëse nuk ka karburant

Agjencia e OKB-së që kujdeset për refugjatët palestinezë (UNRWA) ka paralajmëruar se operacionet e saj të ndihmës në Rripin e Gazës mund të ndalojnë nesër.

Drejtoresha e komunikimit në agjencinë e ndihmës, Juliette Touma, tha për “BBC Radio 4” se nëse nuk furnizohen me karburant urgjentisht, do të duhet të ndalojnë operacionet e tyre në Rripin e Gazës që nga dita e nesërme.

“Ne kemi nevojë për një fluks furnizimesh në Gaza dhe kemi nevojë për karburant. Nëse agjencia e OKB-së ndalon operacionet e saj, njerëzit në Gaza do të jenë më të mjerë dhe më të dëshpëruar se sa janë tashmë”, tha Touma.

Ajo shprehet se agjencia po ofron ndihmë në 150 strehimore, shumica e të cilave dikur ishin shkolla.

“Vetëm në ato strehimore kemi 600,000 njerëz që kanë ardhur për të kërkuar strehim. Ata kanë nevojë për ushqim, kanë nevojë për ujë, kanë nevojë për shërbime sanitare. Ata kanë nevojë për dyshekë, kanë nevojë për mbrojtje.”/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share