Djemtë me autizëm të ngecur në një dhomë gjumi, vëllai i kërkon para: Më jep 1000 Euro për…

Përveç rasteve të humanizmit dhe ndihmës që u përmendën në “Shije Shtëpie”, të ftuarit treguan edhe anën tjetër të medaljes. Aktivistja e “Lumturo Dhimbjen”, Brixhilda Muça rrëfeu një situatë ku vëllai i kërkonte para tjetrit që t’i lironte dhomën për të krijuar hapësirën e mjaftueshme për dy nipërit me spektrin e autizmit.

Brixhilda Muça: Dy vëllezër, një ka dy djem me autizëm, të rritur, 20-vjeçarë dhe ka një dhomë gjumi, dhoma tjetër është e mbyllur. Nuk ia hap vëllai se i thotë “më jep 1000 Euro që unë ta hap këtë dhomën”. Pra ai thotë një babai, një vëllai të vet që “më jep lekë për dhomën”. Ndërkohë ky baba dhunohet çdo ditë se fëmijët nuk kanë komoditetin e tyre në atë vend, s’kanë rehatinë e tyre dhe ne si grup, u bashkuam në ËhatsApp, i gjetëm këto lekë dhe ia paguam./tvklan.al

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share