Osmani zbulon ambasadorët e rinjë: Tupançevski në Beograd, Sela në Berlin, Zhernovski në Bukuresht

Bujar Osmani sot zbuloi emrat e ambasadorëve të rinjë, ish ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançevski do të dërgohet si ambasador në ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Serbi, ish drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve, Ylber Sela shkon si ambasador në Berlin, ndërsa ish kryetari i komunës qendër, Andrej Zhërnovski shkon si ambasador në Bukuresht.

“Për shembull, ish ministri i Drejtësisë, Tupançevski, i cili dërgohet në Beograd, siç është z.Ylber Sela, i cili është germanofon, ka mbaruar në Vjenë, profesor i çështjeve europiane dhe dërgohet në Berlin. Andrej Zhernovski në Bukuresht dhe z. Emil Kërstevski në Pragë. Këto janë njerëz jashtë rrjetit diplomatik, të tjerët janë drejtorë aktual të drejtorive në MPJ. Katerina Stavrevska që është drejtoreshë e Drejtorisë për NATO, dërgohet në Londër, Xhenk Sejfulla që është drejtor i Drejtorisë për BE dërgohet të Stokholm, pastaj Jasmin Kahil, drejtoreshë e Drejtorisë për vende jashtë Europës, dërgohet në Varshavë”, theksoi mes tjerash Osmani.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share