Të mërkurë në tetë terenet e futbollit në vendin tonë do të zhvillohen ndeshjet e 1/8 së finale së Kupës së Maqedonisë së Veriut. Ndeshje më të nxehta padyshim se do tբ jenë në Shkup aty ku do të përballen Rabotniçki dhe lideri në renditjen e tabelës Shkëndija e Tetovës. Dy ekipet vinë pas rezulatteve jo të kënaqëshme nga ndeshjet e javës së 11-të pasi Rabotniçki si vendas humbi nga Vardari, ndërsa Shkëndija në Tetovë barazoi me AP Brera.
Në Stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër zhvillohet takimi mes dy skuadtrave fqinje Voska Sport deh Struga Trim Lum. Dy ekiupet janբ formën e mirë dhe padyshim se pritet futboll cilësorë. Në ndeshgjet tjera AP Brera është nikoqire e Gostivarit, Pelisteri takohet me Tikveshin, FC Shkupi me Ohrin, Sileksi është nikoqire e Bashkimit. Bregallnica si duket e ka më lehtë pasi është nikoqire e ekipit Jang Tim Struga dhe ndeshja e nxehtë është edhe ajo mes dy rivalëve të vjetër Vardari dhe Makedonija Gj.P.
Të gjitha ndeshjet luhen të mërkurën me fillim në ora 14:00. KUalifikim në ¼ e finale do të sigurojnë ekipet fituese.
1/8 e finales, së kupës takohen:
Rabotniçki – Shkëndija
AP Brera – Gostivari
Bregallnica – Jang Tim Struga
Pelisteri – Tikveshi
Shkupi – Ohri
Sileksi – Bashkimi
Vardari – Makedonia Gj.P
Voska Sport – Struga Trim Lum