34 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza – grupet e ndihmës thonë se nevojitet më tepër ndihmë

Një grup i tretë automjetesh që transportonin ndihma jetike hynë në vendkalimin Rafah që lidh Egjiptin dhe Gazën të hënën, por grupet e ndihmës kanë paralajmëruar se kërkohet shumë më tepër për të ndalur një krizë të thelluar humanitare brenda brezit.

Bombardimet izraelite dhe bllokada e plotë në enklavën palestineze ka vënë më shumë se 2 milionë civilë në rrezik të dehidrimit të rëndë dhe urisë.

Të paktën 5087 njerëz janë vrarë në Gaza, duke përfshirë 2,055 fëmijë dhe 1,119 gra, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Këto zhvillime erdhën pasi Hamasi nisi sulme vdekjeprurëse në Izrael më 7 tetor, duke vrarë të paktën 1,400 njerëz dhe duke rrëmbyer qindra të tjerë.

Bllokada “e papërshkrueshme mizore” e Izraelit në Gaza është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe penal, thanë ekspertët e OKB-së javën e kaluar.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share