Nis vaksinimi kundër gripit sezonal – mbërrijnë 60 mijë vaksina!

PRIORITET KANË GRUPET E RREZIKUARA, VAKSINIMI FALAS

Rreth 60 mijë doza kanë arritur në Qendrat e Shëndetit Publik.

Këtë javë nis vaksinimi pa pagesë kundër gripit sezonal për grupet e rrezikuara të qytetarëve, informoi Ministria e Shëndetësise. Qytetarët nga grupet e rrezikut që janë regjistruar për vaksinim përmes ueb-faqes vakcinacija.mk do të marrin njoftim për datën, kohën dhe vendin e saktë të vaksinimit në ditët në vijim.

Vaksinimi falas do të mbulojë:

MINISTRIA E SHËNDETËSISË

– Të moshuarit (mbi 65 vjeç)

– Personat me sëmundje kronike

– Punonjësit e kujdesit shëndetësor

– Gratë shtatzëna

– Fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç

– Personat e vendosur në institucionet e mbrojtjes sociale të të moshuarve dhe personat e punësuar në institucionet e mbrojtjes sociale të të moshuarve.

Vaksinimi kundër gripit sezonal është masa më efektive për parandalimin e gripit, i cili parandalon shfaqjen e formave më të rënda, ndërlikimet dhe vdekjen, veçanërisht në grupet e rrezikut.

Në vendin tonë veçmë janë mbushur poliklinikat me qytetarë të prekur nga gripi sezonal, disa prej simptomave ngjasojnë edhe me Covid 19./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share