Shkup – Manastir, me tren vetëm njëherë brenda ditës!

MUNGESA E MAKINISTËVE SHKAKU I ANULIMEVE TË LINJAVE

Për të udhëtuar me tren nga Shkupi për në Manastir dhe e kundërta do të mundeni vetëm një herë në ditë pasi Hekurudhat-Transport kanë anuluar linjat tjera.

Nga kjo ndërrmarje nuk kanë sqarim për arsyet e anulimit të linjeve. Për anulimin e mëparshëm të trenave arsyetimi ishte se në kompani ka mungesë të makinistëve.

“Nga e mërkura më 25 tetor udhëtarët nuk do të mund të përdorin trenat që nisen nga Shkupi për në Manastir në 6:53 dhe 20:05, si dhe nga Manastiri për Shkup që nisen në 12:48 dhe 18:24. Trafiku në këtë relacion do të organizohet vetëm me trenat që nisen nga Shkupi në 14.30 dhe nga Manastiri në 03.13” – thonë nga Hekurudhat-Transporti.

Treni për Shkup dhe Manastir është më i shfrytëzuar sipas numrit të udhëtarëve të transportuar, dhe pritet që ky vendim i Hekurudhave-Transport të shkaktojë pakënaqësi sidomos te qytetarët e Prilepit dhe te popullata e rajonit të Azotit, i cili nuk kanë asnjë formë tjetër për transport për në Prilep, Veles dhe Shkup përveç se tranporti me tren.

Ndryshe para disa muajve janë anuluar edhe linjat e trenit Shkup-Kumanovë-Tabanovcë-Shkup. Ky anulim ka hyrë në fuqi më 4 janar të këtij viti dhe që nga atëherë e deri më sot banorët e rajonit të Kumanovës nuk kanë si të udhëtojnë me tren për në kryeqytet.

Për momentin përvec njërës linjë Shkup – Manastir, me tren mund të udhëtohet vetëm nga Shkupi në Gjevgjeli. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share