Një fitore e vendasve, katër barazime dhe tre fitore të ekipeve mysafire me gjithësej 17 gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve të javës së 9-të në Ligën e dytë të futbollit vendor.
Lideri në renditjen e tabelës besa e Dobërdollit kthehet e pamposhtur edhe nga ndeshja me Skopjen, që u zhvillua në stadiumin “Hekurana” në lagjen e Autokomandës në Shkup. Edhe pse skuadra nga Dobërdolli konsiderohej favorite megjithatë duhet të mbetet e kënaqur me pikën e fituar kur dihet se pikërisht në këtë stadium vendasit dine edhe të befasojnë. Si do që jetë Besa edhe pas kësaj jave vazhdon të mbanë pozitën e liderit në Ligën e dytë.
Në stadiumin e Reçicës së Madhe , ekipi I Arsimit me një lojë solide arriti të barazon me ekipin favorit Pelisterin e Manastirit. Skuadra mysafire ishte në epërsi deri në çerekun e fundit të ndeshjes kur pas një asistim të Shpend Asanit, Ensar Luma shënoi për barazim 1-1 që rezultoi të jetë edhe rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje.
Fitore të rëndësishme në cilësinë e mysafirit ka shënuar Bashkimi në transfertë kundër Karaormanit në strugë me rezultat 2-1.
Fitoren e vetëme si vendas e ka shënuar Detonit Pllaçkovica kundër Osogovës 3-0 dhe tani me 19 pikë është pozitën e dytë. Në transfertë kanë fituar edhe Bellasica, kundër Kamenica Sasa 3-2, Ohri kundë Novacit në Manastir 3-1, ndërsa dy takimet tjera Kozhufi – Pobeda dhe Vardari – Teteksi kanë përfunduar me barazim pa gola 0-0.
Rezultatet e javës së 9-të: Skopje – Besa 0-0, Arsimi – Pelisteri 1-1, Detonit Plaçkovica – Osogova 3-0, Kamenica Sasa – Bellasica 2-3, Karaormani – Bashkimi 1-2, Kozhufi – Pobeda 0-0, Novaci – Ohri 1-3 Vardar Negotinë – Teteksi 0-0.
Tabela : 1, Besa me 22 pikë, 2. Detonit Pllaçkovica 19, 3. Ohri 19, 4.Pelisteri 18, 5.Kozhufi 16, 6.Bashkimi 15, 7.Bellasica 15, 8. Teteki 14, 9. Pobeda 12, 10.Arsimi 10, 11,Novaci 10, 12.Skopje 9, 13.Vardari 7, 14. Osogova 7, 15. Kamenica Sasa 6, 16.Karaormani 4 pikë
Në xhiron e 10-të, më 29 tetor në ora 14:99, takohen: Bashkimi – Vardari, Bellasica – Detonit Pllaçkovica, Besa – Arsimi, Novaci – Kamenica Sasa, Ohri – Pelisteri, Osogova – Kozhufi, Pobeda – Karaormani, Teteksi – Skopje/KlanMacedonia