Karate: RMV-ja me 13 garues në kampionatin botëror “Budapest 2023”

BERAT JAKUPI- JAM PËRGATITUR MAKSIMALISHT PËR KËTË BOTËROR

Nga data 24 deri më 29 tetorë, në Budapest do të mbahet edicioni i 26-të Kampionati botëror i karatesë për senior, do të Marin pjesë garues nga 115 vende dhe 1150 karatistë. Maqedonia e Veriut do të përfaqësohet me 13 garues në disiplinat Kata dhe Kumite për djem dhe vajza.

Në prag të edicionit të 26-të me radhë Kampionati  Botëror i karatesë për senior që mbahet në Budapest të Hungarisë nga data 24 deri më 29  tetor, sot në hapësirat e Agjencisë për Rini dhe Sport u mbajt press konferenc. Drejtori i Agjencisë, Naumçe Mojsovski, tha se mbeten të përkushtuar në përkrahjen e Federatës së karatesë si në fazë përgatitore ashtu edhe në pjesëmarrjen në botëror.

Kam informata  nga drejtuesit e Federatës  se kanë pasur bashkëpunim të suksesshëm  në realizimin e kampit stërvitor në Ohër, ku pjesëmarrëse ishte edhe elita kroate , dhe  shpresoj  se kjo përvojë  do të jetë motiv shtesë për rezultate më të mira në Budapest”, tha Naumçe Mojsovski.

Ushtruesi i detyrës kryetar i Federatës së Karatesë, Besnik Murati premtoi se në botëror do të kenë paraqitje  dinjitoze.

Federata e  karatesë së Maqedonisë bëri çdo përpjekje  në bashkëpunim me  Agjencionin për Rini dhe Sport  që sportistët tanë t përgatiten sa më mirë për kampionatin botërorë që do të mbahet nga  24 deri 29 tetor në Budapest. Sportistëve tanë iu dham një mundësi relativisht të shkëlyeshme me një fjalë duke i përgatitur bashkë me reprezentacionin e Kroacisë në Ohër dhe përgatitje përfundimtare në Dojran”, tha Besnik Murati.

Dy seleksionuesi e reprezentacionit në kata dhe kumite Aleksandër Kuzmanovski dhe Stojan Andrievski thanë  vendi ynë do të prezentohet me 13 garues, në mesin e të cilëve është edhe Berat Jakupi  i  cili do  garon në kategorinë +84 kilogram.

BERAT  JAKUPI –  KARATEISTË  ( 0.14- 0,51)

“Unë mund të themë lirisht që gjatë këtyre muajve jam përgatitur maksimalisht për këtë Kampionat Botërorë. Të më kishit pyetur para  dy – tri muajve që pretendoj apo a  besoj që do të kthehem me  medalje mnga  ky kampionat botërorë, do të kisha thënë jo sepse  para  nëntëmuajve kampat operacionin në gjujë dhe është një kohë shumë e shkurtë dhe çdo sportist e ka  vështirë që që të kthehet pas lëndimit”, tha Berat Jakyup

Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut  në Budapest do të udhëtojë me  22 Tetor, ndërsa garat do të mbahen nga  24 deri më 29 tetor./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share