Kurti: Vizita e pesëshes diplomatike – siguria prioritet!

“PËR SHKAK TË SERBISË NUK JANË ZBATUAR MARRËVESHJET E BRUKSELIT DHE OHRIT”

Pas sulmit të Banjskës pesëshja evropiane dhe amerikane sërish në përpjekje për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit.

Emisarët e BE-së e SHBA-së bashkë me këshilltarët e presidentit të Francës, kancelarit të Gjermanisë dhe kryeministres së Italisë ka gjasë të ofrojnë një propozim të ri gjatë vizitës së tyre në Kosovë e Serbi këtë fundjavë.

Kryeministri Albin Kurti nuk ka dhënë detaje se cfarë do të diskutojë me pesëshen por ka përmendur faktin se siguria është prioritet.

Ndërsa thotë se për shkak të Serbisë nuk janë zbatuar marrëveshjet e Brukselit e Ohrit.

“Sa i përket dialogut në Bruksel ne prej atje kemi marrëveshje por që sërish për shkak të Serbisë nuk është zbatuar. Ne kemi qenë për herë konstruktiv të përkushtuar kreativ dhe kurrsesi nuk ka faja apo përgjegjësi në anën tonë pse Kosova dhe Serbia nuk i kanë marrëdhëniet normale. Marrëveshja bazike e Brukselit nga 27 shkurti e ka në qendër njohjen defacto reciproke dhe sa më parë zbatohet ajo do të kemi jo vetë normalizim demokratik e evropian por edhe siguri për vendin tone e për rajoni”, tha Albin Kurti.

Njohësi i cështjeve politike Arton Demhasaj beson se kryetemë e diskutimeve është zbatimi i marrëveshjes së Brukselit dhe ankesmarrëveshjes së Ohrit duke mos anashkaluar zgjedhjet në veri dhe depërshkallëzimin e situatës atje.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuciq ditë më parë nga Pekini tha se është i njoftuar me një plan të pesëshes euroamerikane lidhur me zbatimin e marrëveshjeve por nuk i di detajet./

Lexo gjithashtu
Total
0
Share