Kurti për kërkesat e policisë: Po bëjmë krejt çka dimë e mundem i – na jepni më shumë kohë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se po bën krejt çka di e mundët për sa i përket plotësimit të kërkesave të Policisë së Kosovës.

I pari i qeverisë, kërkoi edhe pak kohë në mënyrë që të mos bëhen gabime e siç tha ai të shkaktohen zhgënjime.

“Kjo është një çështje që ne e kemi konsideruar me prioritet. Duhet të kemi klasifikim që mos të krijojmë pabarazi. Na duhet edhe pak kohë që të mos bëjmë gabime që të shkaktojmë zhgënjime e pengesa”.

“Ju sigurojmë që po bëjmë krejt çka mundem e di. Polica është në nivel të detyrë dhe padyshim që e ka mbështetjen e Qeverisë së Kosovës. Na jepni edhe më shumë kohë që mos të bëjmë gabime”, tha Kurti, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se kërkesë e policisë është që të paguhen orët shtesë të punës, t’iu bëhen sigurimet shëndetësore dhe t’iu paguhet rrezikshmëria.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share