Ndonëse pasagjerët u lejuan të riktheheshin në terminale, disa aeroporte në Francë po përballen me vonesa të fluturimeve. Shkak për këto vonesa janë bërë alarmet për bombë në disa aeroporte franceze këtë të mërkurë, duke detyruar autoritetet që të evakuonin pasagjerët.
Policia tha se kërcënime për sulme kishin marrë aeroportet në Lille, Nantes, Nice, Toulouse, Beauvais dhe Lyon’s Bron. E njëjta situatë u paraqit edhe në aeroportin e Strasbourg.
Këto alarme janë të fundit të një serie evakuimesh nëpër Francë këtë javë, përfshirë në disa prej vendeve më popullore turistike si Muzeu i Luvrit, apo Pallati i Versajës.
Sipas asaj që shkruan Associated Press të gjitha alarmet kanë rezultuar false, megjithatë ato kanë bërë që Franca ta ngrejë alarmin e kërcënimit në nivelet më të larta./tvklan.al