Është fakt tashmë që moda vjen me cikle dhe sigurisht ka trende që rikthehen pas shumë vitesh. Një prej tyre është dhe modeli i flokëve ‘pouffe’, të cilin vajzat e kërkonin shumë në vitet 2000.
Në kohën kur xhinset me bel të shkurtër dhe fustanet me ngjyra ishin të preferuara, flokët e fryrë bashkë me një shkëlqyes buzësh kombinoheshin në mënyrë perfekte. Përshembull këto flokë i kemi parë te Paris Hilton, Lindsay Lohan apo dhe vajza të tjera të Hollywood.
Krahas xhinseve “vintage”, duhet të pranojmë se edhe “pouff” do rikthehet, pavarësisht se për shumë gra ky model flokësh ishte një makth. Kësaj here, stilistët thonë se volumi do jetë pak më elegant.
/tvklan.al